Google ADS

Rikthehen problemet te Reali, ja sa do mungojë Sergio Ramos

19:14 | 13 Janar 2020
Arbresh Info

Real Madrid ka raportuar se kapiteni, Sergio Ramos nuk do jetë në gjendje për të luajtur në dy javët e ardhshme.

“Los Blancos” dje fituan Superkupën e Spanjës, ndeshje në të cilën spanjolli ka pësuar lëndim, transmeton portali arbresh.info.

Sipas AS, Ramos nuk do arrij të luaj në fanellën e gjigantit spanjoll për 15 ditët e ardhshëm.

Ramos do të mungojë në ndeshjet ndaj Sevillas dhe Real Valladolid, por do jetë në gjendje të luajë kundër Atletico Madrid me 1 shkurt.

13-herë kampioni i Evropës për momentin është në pozitën e dytë në tabelë me 40 pikë, aq sa ka edhe Barcelona, por qëndron lider pasi ka golaverazh më të mirë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme