Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka qëndruar sot në zyrat e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK).
Pas takimit, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu bëri të ditur se në takim u bisedua edhe për arritjen e marrëveshjes, shkruan arbresh.info.
“Me ambasadorin kemi biseduar për çështje që janë aktuale, interesimi ynë dhe i Amerikës është që Kosova të ketë sa më shpejt Qeveri”, tha Veliu.
Ndërsa zgjidhjen e situatës aktuale, sipas Veliut duhet ta bëj VV-ja, raporton arbresh.info.
“Zgjidhjen për situatën aktualë e bëjnë ata e jo ne”, ka shtuar Veliu.
E para pak minutash në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka qëndruar ish-shefi i ministrit të OSBE-së, William Walker.
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka bërë të ditur se nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani e ka informuar Walker-in për rrjedhën e bisedimeve për arritjen e koalicionit.
Avdyli ka thënë se Osmani ka bërë të ditur gjithashtu se koalicionin VV-LDK do të ndodhë shumë shpejt./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”