Google ADS

“Osmani i tha Walker-it se koalicioni VV-LDK do të ndodhë shumë shpejt”

12:34 | 13 Janar 2020
Arbresh.info

Ish-shefi i OSBE-së, William Walker sot ka qëndruar në zyrat e Lidhjen Demokratike të Kosovës.

E pas takimit, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli tregoi se çfarë u bisedua aty, shkruan arbresh.info

Avdyli ka thënë se nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e ka informuar Walkerin për diskutimet rreth koalicionit. Ai ka shtuar se Osmani deklaroi se koalicioni do të ndodhë shpejt.

“Ne ishim në një takim me ambasadorin Ëalker i cili shprehi interesimin për zhvillimet në Kosovë, nënkryetarja Vjosa Osmani e informoi që sa më shpejtë do të ndodhë koalicioni me LVV-në, dhe besojmë shumë që koalicioni do të ndodhë, e kuptojmë frustrimin e qytetarëve, këto janë diskutime që ndodhin në të gjitha shtetet, përfundimi i koalicionit do të jetë në të mirë të qytetarëve, një koalicion të balancit të pushteteve”, ka thënë ai.

Kujtojmë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur tre muaj më parë ndërsa ende nuk është formuar Qeveria./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme