Skerdi një baba shumë i lumtur, publikon videon me të birin

12:12 | 13 Janar 2020
Arbresh.info

Këtë vit të ri për çiftin shumë simpatik, Skerdi dhe Vesa erdhi dhurata më e bukur.

Ata u bënë prindër për herë të parë të një vogëlushi që e quajtën Roi që do të thotë mbret.

Çifti u bënë prindër më 4 janar dhe bënë lajmin menjëherë publik ku na la të kuptojmë që Vesa dhe vogëlushi ishin në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Skerdi përgjatë gjithë shtatzënisë së bashkëshortes, gazetares Vesa kishte qenë shumë i kujdesshëm dhe i përkushtuar – kështu kishte pohuar edhe Vesa.

Edhe tani që u bë baba, ai po qëndron gjithnjë afër familjes së tij të vogël duke dhënë shembull për të gjithë baballarët e tjerë.

Se sa i lumtur dhe krenar është Skerdi për të voglin e tij, mund ta shihni nga aktiviteti i tij në llogarinë e Instagramit.

Postimi i fundit paraqet vogëlushin e tij Roi, ku këngëtari shkruan: “O nevriku im ,Roi jete t’ka babi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme