Google ADS

Miratohet ligji për martesat e të njëjtës gjini në Irlandën Veriore

11:15 | 13 Janar 2020
Arbresh.info

Martesa e gjinisë së njëjtë tashmë është legale në Irlandën Veriore.

Që nga e hëna, çiftet e të njëjtës gjini do të mund të regjistrohen për t’u martuar ndërsa ceremonitë e para do të zhvillohen në shkurt, transmeton arbresh.info.

Çiftet duhet të paraqesin kërkesën e tyre për martesë 28 ditë para datës kur dëshirojnë ta realizojnë atë ndërsa dasma e parë pritet të mbahet në javën e Ditës së Shën Valentinit

Ndërsa për të tashmë të martuarit, martesat e tyre do të njihet legalisht në Irlandën Veriore.

E për këtë ligj ishte bërë fushatë plotë pesë vjet.

John O’Doherty nga fushata Dashuria e Barazisë tha që kjo ishte “kulmi i pesë viteve të fushatave për barazinë në martesë dhe shënon një hap të madh përpara për njerëzit LGBT +”.

“Mbeten një numër çështjesh që duhen adresuar para se çiftet në Irlandën Veriore të kenë të njëjtat të drejta si ato në juridiksione të tjera. Sidoqoftë, ne e festojmë këtë arritje të mrekullueshme me mijëra njerëz që e bënë të dëgjuar zërin e tyre dhe kërkuan ndryshim përkundër barrierave të shumta të vendosura në rrugën e tyre”, ka thënë ai../arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme