Google ADS

Plani i Haradinajt, 7 mijë e 500 euro për një varrezë

10:06 | 13 Janar 2020
Arbresh.info

Ani pse ende nuk ka buxhet për 2020-en e fondi i rezervave është bosh, Institucionet në Kosovë nuk po i ndalin shpenzimet.

E njëjtë po vepron edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Së fundi nga zyra e tij është shpallur tenderi me titull ‘Ndërtimi i varrezave të dëshmorëve’ e që vlera  e parashikuar e kontratës është 30 mijë euro, shkruan arbresh.info.

Sipas llogaritjes një varrezë i bie të kushtoj mesatarisht 7 mijë e 500 euro.

Në njoftimin e bërë publik ne faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se do të bëhet ‘ndërtimi i varrezave të dëshmorëve të ri-varrosur në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë” Ndërsa tek sasia theksohet e bëhet fjalë për 4 varreza.

Në sqarimin shtesë kërkohet që varrezat të ndërtohen identike me varrezat ekzistuese të dëshmorëve.

“Varrezat duhet të ndërtohen identike me varrezat ekzistuese të Dëshmorëve. Çdo OE i interesuar për të dorëzuar ofertë, paraprakisht mund ti vizitoj varrezat  e Dëshmorëve në Prishtinë  për të parë nga afër se si duhet të duken varrezat e reja që do të ndërtohen për dëshmorët në fjalë”, thuhet në njoftim.

Aty gjithashtu ceken kushtet pjesëmarrjes ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një nga kriteret e dhënies së tenderit.

Data e fundit për dorëzimin e tenderëve është 03 shkurt 2020 ndërsa po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve me fillim nga ira 14:00:00 në zyrën e Kryeministrit, Objekti i Qeverisë, Sheshi “Skënderbeu”  Br.14; Kati i VII-të, Zyra Br.702./arbresh.info/

Shpend Ahmeti do t’i ndërtoj rrugët në vendlindjen e Isa Mustafës

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme