Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar një ndeshje miqësore sot me Suedinë.
Në Doha të Katarit, Kosova u mposhtë nga Suedia me rezultat 1:0.
Shumica e futbollistëve të ftuar nga trajneri Bernard Challandes ishin nga Superliga e Kosovës.
Tani, ka ardhur edhe reagimi i trajnerit Bernard Challandes, i cili është i dëshpëruar me rezultatin.
“Jam i dëshpëruar me rezultatin, por i kënaqur me paraqitjen dhe filozofinë”, ka thënë Challandes për RTK.
“Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë. Edhe pse nuk ka pasur ndonjë rëndësi rezultati, ne duhej të fitonim”, vlerësoi Challandes.
“Kemi luajtur futboll të mirë dhe ne kemi luajtur më mirë se Suedia. Por ne duhet të shënojmë”, shtoi ai.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media