Shpëtohen 4 alpinistë që rrezikonin bllokimin në malin e Gramozit

23:07 | 12 Janar 2020
Arbresh Info

Katër alpinistë, mes tyre edhe një femër të cilët ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit në Kolonjë janë ndihmuar nga policia dhe banorë të zonës, pasi rrezikon të mbeteshin të bllokuar, percjell ora.

Policia thotë se 4 alpinistë  kishin lënë mjetin e tyre tip “Ford”, në fshatin Starje dhe ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit.

Policia u njoftua nga banorë të zonës dhe menjëherë në drejtim të zonës.

“Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit”, sqaron policia.

Alpinistët kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën.

Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme