Policia italiane, pas një pune të mirë-organizuar, ka arritur të çmontojë një bandë shqiptarësh, që vepronin në zonën e Arezos. Grupi i përbërë nga shqiptarë vepronte në grabitjen e banesave në këtë zonë të Italisë.
Forcat policore italiane arrestuan një 23-vjeçar shqiptar, për grabitje banesash dhe mbajtje të palejuara të sendeve të vjedhura. Ndaj tij, Gjykata e Firences ka lëshuar një urdhër-arrest, ndërsa i riu kishte edhe precedentë të shumta të mëparshme, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
I riu nga Shqipëria jetonte në shtetin italian në mënyrë të paligjshme. 23-vjeçari ishte kapur në vendin e krimit, së bashku me një moshatar. Ai dyshohet se ishte kreu i një organizate të tërë kriminale, që merrej me vjedhje të shtëpive. Arrestimi i tij dhe shqiptarëve të tjerë ka ardhur për shkak të denoncimit të qytetarëve, që thoshin në polici se iu kishin grabitur shtëpitë.
I riu shqiptar vetëm 23 vjeç ra në duart e policisë, pas një ndjekje të gjatë, pasi ai tentoi të arratiset me një automjet të vjedhur me dy bashkëpunëtorë, nga një shtëpi në Antria, afër Arezzos.
Kjo ishte një shtëpi, që përdorej nga banda për të “planifikuar” vjedhjet që bënin ndër shtëpitë e komunitetit. Njëri nga bashkëpunëtorët, një 34-vjeçar shqiptar, u dëbua nga territori kombëtar me urdhër të komisarit të Arezzo, së bashku me vëllain e tij, tjetër person që qëndronte në mënyrë ilegale në shtetin italian.
Dje, u dha masa e arrestit me burg vetëm për “kokën” e bandës, 23-vjeçarin shqiptar, i konsideruar një element me rrezikshmëri të lartë, me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e trafikut të drogës dhe vjedhjeve. Policia vazhdon hetimet, për të zbuluar edhe bashkëpunëtorë të tjerë të bandës. /BW/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...