Fundjava u mbyll me reshje shiu afatshkurtra në zonat fushore, dhe reshje dëborë në zonat malore.
“Dita e sotme ka pas vranësira që do të vijojnë në orët e ardhshme duke bërë që të kemi reshje të pakta shiu në zonat qendrore dhe jugore ndërsa në zonat veri-lindore reshjet pritet që të jenë të pakta por në formën e dëborës”, thotë Hakli Osmani nga Metoalb.
Sipas sinoptikanëve shiu do të largohet në zonat malore, duke ndaluar kështu flokët e dëborës.
“Duke filluar nga dita e hënë dhe në vijim do të kemi kthjellime në territorin shqiptar duke bërë që që vransirat të jenë më të paktë dhe të fokusuara kryesisht në zonat malore“ , thotë Osmani për t.ch.
Kjo javë do të jetë më e ngrohtë se ajo që lamë pas. Temperaturat do të vijojnë nga vlerat negative në ato pozitive.
“Për sa i përket vlerave termike pritet që ato të shënohen më -4 dhe -5 gradë celsicus në zonat malore, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore pritet që vlera maksimale të shënohet 15 gradë celcius”, thotë Osmani.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...