Volodymyr Zelenski ka thënë se pret që Irani të paguajë kompensime, si dhe të zhvillojë hetime të hapura pas rrëzimit të aeroplanit, ku mbetën të vdekur 176 persona.
Pasi që Teherani pranoi se rrëzoi pa dashje një aeroplan ukrainas, duke vrarë të gjithë pasagjerët në bord, Ukraina kërkon një kërkim falje zyrtare nga Irani, transmeton Telegrafi.
“Ky mëngjes nuk ishte i mirë, por solli të vërtetën, pasi që Irani e pranoi fajin edhe pse nuk kanë përfunduar hetimet ndërkombëtare. Por, ne insistojmë një pranim të plotë të përgjegjësive. Ne presim nga sigurimet e Iranit, në gatishmërinë për një hetim të plotë dhe të hapur, të sjellin para drejtësisë ata që janë përgjegjës, kthimin e trupave të viktimave, pagesën e kompensimit, një kërkim falje zyrtare përmes kanaleve diplomatike”, ka shkruar në Facebook, presidenti Zelenski.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit, deklaroi dje se një aeroplan ukrainas u godit “aksidentalisht”, nga një raketë iraniane në fillim të kësaj jave.
Rreth 176 persona vdiqën në aksident, përfshirë iranianë, kanadezë, ukrainas, suedezë, afganë, gjermanë dhe britanikë.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...