Kryeministri shqiptar Edi Rama në rolin e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) siç duket është pajtuar me kritikun e tij, ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, duke i besuar atij detyrën e rëndësishme.
Bushati do të jetë i Dërguari Special i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së, pra Ramës, ku do të mbulojë detyra të shumta kryesisht në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve në rajonin e mbuluar nga OSBE
Ditmir Bushati është i dyti ministër i larguar nga qeveria të cilit Rama i ofron një detyrë të rëndësishme. Një muaj më parë ai risolli në kabinet në postin e ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetajn, të cilin e largoi nga drejtimi financave duke e zëvendësuar me Anila Denajn.
Kujtojmë se nga 1 janari, Shqipëria ka marr kryesimin e OSBE-së. /TCH/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi