Dhjetëra rekrutë sauditë do të dëbohen nga bazat ushtarake të Shteteve të Bashkuara pas sulmit të përgjakshëm të 6 dhjetorit, kur një shtetas i Arabisë Saudite i vrau tre marinarë amerikanë.
Personeli saudit që do të dëbohet nga këto baza nuk janë të akuzuar ushtarin saudit, i cili i vrau tre amerikanë në Pensacola.
Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për këtë çështje. Reagime nuk ka pasur as nga FBI-ja dhe Ambasada e Arabisë Saudite në Uashington.
Pentagoni njoftoi muajin e kaluar se do t’i ndërpresë trajnimet e tërë personelit ushtarak të Arabisë Saudite pas incidentit.
FBI-ja ka thënë se hetuesit amerikanë kanë arritur në përfundim se sulmuesi Mohammed Saeed Alshamrani kishte vepruar vetëm dhe nuk kishte bashkëpunuar me ndonjë rekrut tjetër, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?