Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në mbledhjen e Kryesisë Qendror që u mbajt në Tetovë zgjodhi organet e reja partiake si dhe kryetarët e këtyre organeve.
Janë formuar tetë reparte dhe 22 komisione, dhe me këtë përfundon organizimi partiak për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetje të gazetarëve rreth koalicioneve parazgjedhore, nënkryetarja Fatmire Isaku para gazetarëve theksoi se partia mban ende qëndrimin e kryetarit të saj, Meduh Thaçi i cili në dhjetor tha se me partitë tjera nga blloku shqiptar nuk ka bazë për bashkëpunim.
“Për momentin s’kemi ndonjë ofertë serioze, do të shohim gjatë ditëve të ardhshme”, tha Fatmira Isaku.
Ndryshe, PDSH formoi tetë departamente edhe atë: Departamenti për çështje sociale, shëndetësi dhe zhvillim rural, Departamenti i politikës së brendshme, Departamenti juridik, Departamenti i arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit, Departamenti i marrëdhënieve me jashtë, Departamenti ekonomik, Departamenti i marrëdhënieve me publikun si dhe Departamenti organizativ.
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës