Google ADS

Zyrtare: Demme i bashkohet Napolit

18:49 | 11 Janar 2020
A. B.

Napoli ka lajmëruar zyrtarisht transferin e ri Diego Demme nga RB Leipzig në vlerë prej 13 milionë euro

Mesfushori 28 vjeçar i ka kaluar testet mjekësorë të premten dhe ka nënshkruar kontratë në Romë sot.

“Mirë se erdhe Diego!”, ka shkruar në Twitter presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Demme ka qenë entuziast për aventurën e tij të re, për shkak se ai ka lindur dhe është rritur në Itali, por babai i tij është italian dhe një tifozë i madh i Napolit.

Në fakt, Demme është emëruar Diego për shkak të legjendës së Napolit, Diego Armando Maradona.

Tifozët e Napolit janë në pritje edhe të një prurje në javën e ardhshme, ku pritet të blihet Stanislav Lobotka nga Celta Vigo por edhe Amir Rrahmani nga Verona. /GazetaExpres/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme