Google ADS

Zjarr në një banesë në Shtip, ndërron jetë një person

17:44 | 11 Janar 2020
A. B.

Një person ka humbur jetën gjatë një zjarri që ka shpërthyer në një ndërtesë në bulevardin “JNA” në Shtip.

Zjarri është denoncuar në orën 10:30 nga fqinjët, pas çka menjëherë kanë intervenuar 8 zjarrfikës dhe dy automjete zjarrfikëse.

Sipas njoftimeve të zjarrfikësve, një burrë është gjetur i pajetë në dhomën ku ka shpërthyer zjarri, i cili është lokalizuar dhe nuk kanë lejuar që të përhapet edhe në hapësirat e tjera në ndërtesë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme