Google ADS

Grabovci: Çdo formë e kërcënimit ndaj zyrtarëve të drejtësisë është e papranueshme

16:04 | 11 Janar 2020
A. B.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci dhe i dyshuari kryesor i aferës korruptive “Pronto”, ka kërkuar që organet e drejtësisë të vihen në lëvizje ndaj kërcënuesve të prokurores Drita Hajdari.

Ai  përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, ka shkruar se çdo formë e kërcënimit ndaj zyrtarëve të drejtësisë është e papranueshme, shkruan portali arbresh.info

“Është e papranueshme çdo formë e kërcënimit apo fyerje në drejtim të zyrtarëve të drejtësisë. I ftoj organet e relevante që raste të tilla të jenë prioritet dhe të zbulojnë akterët dhe t’i sjellin para drejtësisë”, ka shkruar Adem Grabovci.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme