Dështon procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste në Pukë, pasi nuk u kalua dot pragu prej 50%.
Në garë ishte vetëm një kandidaturë, ajo e Marash Kolaj, që është edhe kreu aktual i PS.
Procesi zgjedhor u monitorua nga delegati i PS-së, Alfred Peza.
Në orën 16:00 pritet të zhvillohet procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e PS në Vaun e Dejës. Në garën për kryetar të Partisë Socialiste janë Kristian Shkreli dhe Elvis Preçi.
Ndërkohë nuk do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste në Shkodër.
Për shkak të problemeve të brendshme të socialistëve në këtë Bashki, PS pritet të komandojë kryetarin e kësaj dege si drejtues./oranews
Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropia...
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë