Hajdutët sfidojnë policinë, shqyejnë dyert dhe grabisin kompleksin e dëmtuar nga tërmeti

15:44 | 11 Janar 2020
Arbresh.info

Hajdutët sfidojnë policinë në pallatet e pabanuara të dëmtuara nga tërmeti.

Pre e hajdutëve ka rënë kompleksi ”Jedas” në Durrës.

Ky kompleks ka 285 apartamente dhe është dëmtuar rëndë në 5 katet e para të tij dhe në disa prej kolonave mbajtëse. Pas konstatimit sot të vjedhjes me thyerje në dy apartamente të tij, në vendngjarje ka shkuar policia shkencore e cila po ekzaminon gjurmët në hyrjet e vjedhura.

Hajdutët kanë shqyer dyert gjatë natës. Ndonëse pallati ka patrullë policie që e ruan dhe nuk lejon as banorët të futen në godinë, hajdutët kanë arritur të futen duke shfrytëzuar errësirën dhe kryer vjedhjet./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme