Kurti e quajti veten Kryeministër, Thaçi do t’i drejtohet Kushtetueses

15:27 | 11 Janar 2020
Arbresh.info

Presidenti, Hashim Thaçi, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, në kërkim të sqarimit nëse Albin Kurti ka thyer parimin e mirëbesimit kur e ka quajtur vetën Kryeministër në një video-mesazh.

“Të hënën dihet saktësisht në lidhje me këtë çështje”, i ka thënë arbresh.info një burim brenda Presidencës.

Sipas të njëjtit burim, në rast se Gjykata Kushtetuese konstaton shkeljen, Presidenti do të mandatojë Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverise.

Në një video mesazh, Kurti fton LDK-në që t‘i bashkohet Vetëvendosjes, dhe në të njëjtën kohe i referohet vetes si kryeministër, duke prezantuar edhe ministrat e partisë së tij.

“Si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i juaj politik që kam marrë më së shumti vota”, pati deklaruar Kurti në videomesazh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme