Google ADS

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt më shumë se miq, fansat pretendojnë për një ribashkimin

15:50 | 11 Janar 2020
Arbresh.info

Adhuruesit e Jennifer Aniston dhe Brad Pitt nuk do të mendonin kurrë në një milion vjet që dyshja, që dikur ishin çifti i artë i Hollywood-it, do të ishin përsëri miq.

Superylli i serialit “Friends”, Jennifer çmendi mediat sociale vetëm dy ditë më parë, duke pëlqyer një nga fotot e Brad në Instagram.

Kanë kaluar 15 vjet që kur Brad dhe Jennifer ishin çifti i fuqishëm.

Sidoqoftë, ky reagim nga Jennifer është shenjë që bën të mendojnë nëse ekziston një shans që ata të rikthehen përsëri.

Sipas burimeve, familjet e tyre me siguri do të mirëpresin një gjë të tillë.

“I gjithë Hollyëoodi kpo bëjë tifo të fshehta për ta … ata thjesht duket se sjellin më të mirën tek njëri-tjetri”, thotë prodhueja e filmave në Hollyëood dhe CEO i firmës globale të takimeve Kelleher International, Amber Kelleher Andrews.

Amber, e cila nuk pranon të konfirmojë ose mohojë një gjë të tillë, pretendon se miqtë e Jen mendojnë se “kjo është e pashmangshme”.

Ajo shton: Në fund të ditës ka të bëjë me kiminë dhe ata të dy, Brad dhe Jen, ata i kanë ato.

“Të dy familjet dhe miqtëi duan ata dy bashkë. Nuk është sekret që familja e Bradit e duan absolutisht Jennifer.

Babai i gjashtë fëmijëve Brad, 56 vjeç, u nda me Angelina në shtator 2016, e ndjekur ndarja nga Jen dhe aktori Justin Theroux në shkurt 2018.

Shenja e parë që Braniston – siç njiheshin si çift – po rindërton miqësinë e tyre erdhi kur Brad u fotografua duke shkuar në festën e ditëlindjes së 50-të Jenit në shkurt.

Poashtu një nga të ftuarit e paktë në festën e fundit të Krishtlindjeve intime të Jennifer, ai ishte i pari që mbërriti dhe i dyti i fundit për t’u larguar.

Gjithsesi se a janë këto pretendime të vërteta apo jo, mbetet të shihet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme