Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin e së premtes ndaj ekipit të arbëresh.info, duke theksuar se kërkojnë distancim të menjëhershëm nga këto veprime.
Kështu thuhet në njoftimin për media të AGK-së.
Më tutje aty theksohet se Zyrtarët shtetëror duhet të jenë transparent në punën e tyre dhe të ndihmojnë të gjithë gazetarët në raportim të drejtë dhe të paanshëm.
Të premten AGK ka pranuar informatën se ekipi i arbresh.info është sulmuar dje gjatë raportimit të tyre për vizitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, njëherësh edhe nënkryetar i Listës Serbe, në fshatin Prilluzhë të Komunës së Vushtrrisë.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të AGK-së për media në lidhje me këtë rast:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar informatën se ekipi i arbresh.info është sulmuar dje gjatë raportimit të tyre për vizitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, njëherësh edhe nënkryetar i Listës Serbe, në fshatin Prilluzhë të Komunës së Vushtrrisë.
Sipas raportimeve të arbresh.info, Simiq ka vizituar një shkollë të mesme të ulët dhe më pas të ashtuquajturën Komunën paralele të Prilluzhës. Ekipit të arbresh.info ju pamundësua të jetë i pranishëm për të raportuar ngjarjet, përderisa mediet serbe u lejuan të jenë prezente.
Për me tepër, siç bën të ditur gazetarja e arbresh.info, Elmedina Ballazhi, pas tentimit së saj për të hyrë në takimin e dytë, ajo është sulmuar nga personeli i Simiqit, duke e goditur atë me bërryl në gjoks dhe duke i mbyllur derën asaj dhe kameramanit.
Pas përfundimit të dy takimive, Simiq sërish nuk ka pranuar të deklarohej. Pavarësisht këtyre pengesave, ai përmes mesazheve i ka mohuar arbresh.info se personi që ka larguar gazetaren, është pjesë e stafit të tij.
“Nuk ishte stafi im. Gazetarët tuaj janë gjithmonë të respektuar. Më vjen keq për të gjitha këto keqkuptime. Shihemi në Prishtinë, dhe faleminderit për mirëkuptim”, është shprehur Simiq në formë të shkruar, pas gjithë këtyre telasheve në lidhje me raportimin nga këto vizita.
AGK i dënon fuqishëm këto akte të personelit të Simiqit dhe kërkojmë nga ata distancimin e menjëhershëm dhe të pa pranueshëm nga këto veprime. Zyrtarët shtetëror duhet të jenë transparent në punën e tyre dhe të ndihmojnë të gjithë gazetarët në raportim të drejtë dhe të paanshëm.
Stafi i Simiqit pengon ekipin e arbresh.info për të raportuar vizitën në Prilluzhë
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...