Mbi ngjarjen e ndodhur në mesnatë, ku në repartin e Ortopedisë në spitalin e Durrësit ra zjarr, i cili përfshiu kabinat elektrike të pavijonit ka reaguar vetë policia.
Bëhet me dijeni se shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit duke i transferuar në një pavijon tjetër.
Si pasojë e zjarrit kanë patur probleme me asfiksinë 5 pacientë, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kabinave elektrike nga zjarri./TCH
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...