Guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, ka thënë se shteti nuk do të pranojë refugjatë të rinj nën programin e qeverisë amerikane për rivendosje.
Vendimi do të thotë se Teksasi do të jetë shteti i parë që e bën një gjë të tillë, transmeton portali arbresh.info.
Vitin e shkuar presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutive që i lejonte shtetet të largoheshin nga programi.
Të premten, Abbott tha se Teksasi kishte bërë më shumë sesa i takonte në ndihmën e ofruar për procesin e sistemimit.
Agjencitë e refugjatëve e kanë kritikuar veprimin, ku njëra prej tyre e ka quajtur thellësisht zhgënjyese.
Texas ka një popullsi të madhe refugjatësh në disa nga qytetet kryesore të tij. Në vitin fiskal 2018, Texas mori 1.697 refugjatë – më shumë se çdo shtet tjetër, por një rënie e madhe nga 4,768 në vitin e kaluar fiskal.
Duke arsyetuar vendimin e tij në një letër drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit , Z. Abbott argumentoi se shteti duhet të përqendrohet në “ata që janë tashmë këtu, përfshirë refugjatët, migrantët dhe të pastrehët – në të vërtetë, të gjithë teksasianët”./arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...