Ish kryeministri i Maqedonisë, tani azilant në Hungari, Nikolla Gruevski ka reguar nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social facebook, ku shkruan se është gënjeshtër se ai dhe OBRM-PDUKM kanë organizuar hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Është gënjeshtër se unë i kam dhënë udhëzime kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanovski të parandalojë zgjidhjen e kryetarit të ri, e as që mendoj se ai e ka bërë atë dhe se asesi nuk mund të bëhet kjo gjë. Është gënjeshtër se Spiro Rsitovski dhe Mile Janakievski kanë pranuar udhëzime nga unë që të mobilizojnë anëtarësinë e partisë për hyrje të dhunshme në Kuvend. Është gënjeshtër se kam çfardoqoftë lidhje me aktivitete të DSK-së sa i përket 27 prillit”, shkruan Gruevski.
Gruevski vazhdon duke shkruar se protestat e atëhershme të iniciativës qytetare kanë qenë në vijë të njejtë me interesat e partisë së tij. “Theksoj protesta Të qeta. Dhe ishte plotësisht normale anëtarët tanë të marrin pjesë në ato protesta, të ftuar ose të paftuar nga dikush”, vlerëson Gruevski.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...