Shumë shpesh njerëzit debatojnë rreth lodhjes dhe stresit që kanë në punë, por se cila punë është më stresuese është shumë e vështirë të përcaktohet.
Megjithatë, mes gjithë këtyre punëve stresuese, veçojmë ato më pak stresuese, transmeton portal arbresh.info
Masazhist
Të qenit masazhist është një ndër punët me më pak stres. Ndërsa ndihmoni të tjetër të pushojnë dhe të relaksohen, ju ndjeheni rehat me punën tuaj, sepse krijoni një ambient shumë relaksues. Gjithashtu, masazhierët zakonisht mund të organizojnë orarin e tyre të punës ashtu siç dëshirojnë, ndërsa shumica e njerëzve nuk munden.
Ndihmës mjeksor
Sipas hulumtimeve të kryera në vitin 2013, është gjetur se puna e një ndihmësi mjeksor nuk është stresuese sa mendohet. Personat që kryejnë këtë lloj pune zakonisht punojnë në zyrën e një mjeku ose spitali dhe kanë kontakte të kufizuara me pacientët. Kjo punë nuk përfshin të bësh shumë gjëra menjëherë dhe zakonisht bëhet në një ambient të qetë, pa shpërqendrime, për t’i mbajtur punëtorët të përqendruar në ato që bëjnë, transmeton portal arbresh.info
Nutricionist
Nutricionistët gjithashtu bëjnë punë aty ku përqendrimi është te shëndeti dhe ushqimi i mirë. Ata e kalojnë kohën e tyre duke ndihmuar të tjerët të hanë të shëndetshëm, kështu që profesioni i tyre është një nga profesionet më të shëndetshëm dhe natyrisht që është punë shumë me pak stres.
Rrobaqepës
Njerëzit që punojnë si rrobaqepës mund të përdorin krijimtarinë e tyre përderisa punojnë dhe zakonisht ata kalojnë orët e punës së tyre në një atmosferë të qetë dhe relaksuese.
IT
Kjo punë është e vetmja që e lidh kreativitetin dhe aftësinë kompjuterike. Me këtë lloj profesioni, mund të punoni në një mjedis të rehatshëm, por edhe nga shtëpia./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...