Nënkryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Sllavko Simiq, njëherësh edhe nënkryetar i Listës Serbe ka vizituar fshatin Prilluzhë, të Komunës së Vushtrrisë.
Një ditë më parë, të ashtuquajturit shef i qarkut të Mitrovicës nga strukturat paralele, Slavko Simiq, i është djegur vetura, dhe i njëjti nuk ka dashur të komentojë për arbresh.info nëse ky sulm lidhet me raportet e tij me Milan Radojçiqin.
Ky i fundit vazhdon të mbetet i kërkuar nga Policia e Kosovës në lidhje me dyshimet për përfshirje në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Simiq, vizitën e ka filluar në një shkollë të mesme të ulët.
Aty ka takuar drejtorin në prani të medieve serbe. Por, ekipit të arbresh.info ju pamundësua të jetë i pranishëm për të raportuar ngjarjen.
Simiq nuk deklarohet nëse sulmi lidhet me raportet e tij me Radojçiqin
Pas përfundimit të këtij takimi, Simiq nuk u deklarua, dhe truprojet e tij, larguan gazetaren e arbresh.info për t’i hapë rrugë Simiqit.
Pas pengesës së parë, ai vazhdoi agjendën e takimeve në të ashtuquajturën Komunën paralele të Prilluzhës.
Edhe aty ekipit të arbresh.info ju pamundësua të jetë brenda, krahas medieve serbe që u lejuan të jenë të pranishme brenda këtyre zyrave.
Personi që pengoi gazetaren dhe kameramanin, pas takimit vazhdoi rrugën së bashku me eskortën e Simiqit.
Ky i fundit refuzoi edhe një herë tjetër të flasë për arbresh.info, pas takimit në komunë.
Simiq për pengesat ndaj arbresh.info: Më vjen keq për keqkuptimet
Pavarësisht këtyre pengesave, Simiq përmes mesazheve i ka mohuar arbresh.info se personi në fjalë është pjesë e stafit të tij.
“Nuk ishte stafi im. Gazetarët tuaj janë gjithmonë të respektuar. Më vjen keq për të gjitha këto keqkuptime. Shihemi në Prishtinë, dhe faleminderit për mirëkuptim”, është shprehur Simiq në formë të shkruar, pas gjithë këtyre telasheve në lidhje me raportimin nga këto vizita.
Mbrëmë pas mesnatës në Leposaviq, i është djegur vetura me targat “Kosovska Mitrovica”.
Sulmin e kanë dënuar përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës, duke kërkuar zbardhje të rrethanave të këtij rasti./E.Ballazhi/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte