E njohur për figurën mahnitëse trupore, Arbenita Ismajli tërheq vëmendjen e faqeve rozë sa herë që publikon fotografi në profilet e saja.
Modelja e popullarizuar numëron rreth gjysmë milion ndjekës në Instagram, ku fansat i presin me kërshëri imazhet e reja, të cilat marrin dhjetëra mijëra pëlqime.
Gjatë të premtes, bukuroshja i ka publikuar disa fotografi, në të cilat ka pozuar me xhinse, ndërsa pjesën e barkut e ka zbuluar. Kurse në njërën pozë, vë në plan të pare pjesën e pasme të trupit.
Arbenita u bë e njohur për publikun e gjerë që nga lidhja e shumëpërfolur me reperin gjilanas, Fero, me të cilin pati thashetheme se janë ndarë.
Ajo ishte edhe pjesë e videoklipit të këngës “Ride or Die” që numëron afro 11 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës