Google ADS

“Hiset” në borde shtyjnë marrëveshjen LVV-LDK

11:42 | 10 Janar 2020
arbresh.info

Marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të përfshijë edhe ndarjen e bordeve.

Kështu bëjnë të ditur burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje, duke konfirmuar shtyrjen e arritjes së marrëveshjes finale.

“LDK-ja po kërkon me i nda edhe bordet”, bënë të ditur ky burim.

Deri më tani është finalizuar pothuajse ndarja e pushtetit, por nuk dihet se sa do të marrin kohë negociatat deri në nënshkrim.

“Marrëveshja bëhet”, thotë ky burim për arbresh.info.

Gjatë ditës presidenti, Hashim Thaçi, edhe një herë i ka dërguar letër Albin Kurtit në lidhje me propozimin për të mandatuar kryeministrin e ardhshëm.

Aty kërkohet nga Kurti që të pranojë ose refuzojë mandatin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme