Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kryen një operacion të gjerë në Durrës ku prangosën 17 shtetas, mes të cilëve zyrtare të lartë të policisë lokale, nëpunës të IKMT-së, Inuvi-t të Durrësit, Shijakut dhe Manzës.
Një tjetër zyrtar u shpall në kërkim dhe një u pezullua nga detyra. Në pranga nuk u kanë shpëtuar as 5 qytetarë. Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre për shkak të veprimeve korruptive, fshehjes e mosevidentimit të ngjarjeve kriminale, mos-marrje të kallëzimve, favorizim të ndërtimeve pa leje.
Sipas hetimeve të kryera në rrugë operative e që kanë nisur kohë më parë, oficerët e policisë gjyqësore janë arrestuar, pasi manipulonin provat në vendngjarje, ndërsa inspektorët e policisë nuk referonin ndërtimet pa leje. Hetimi për këtë çështje ka nisur që në qershor të 2019-ës.
Ata akuzohen per “Shpërdorim të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj., duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.
Prokuroria e Durrësit ngriti një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Prokurorë dhe hetues të Drejtorisë së Hetimit të SHÇBA./TCH
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...