Ledina Çelo i ka munguar prej vitesh skenës shqiptare por nuk ka humbur asgjë nga shkëlqimi i dikurshëm. Këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Këndo këngën time” në Vizion Plus, ku ka rrëfyer detaje të panjohura më parë rreth jetës së saj artistike.
E pyetur për pjesëmarrjen e saj në Eurovision, përfaqësuesja e dikurshme e Shqipërisë nuk e ka fshehur brengën që e mundon prej vitesh lidhur me atë sesi u ndje në atë prezantim.
“Ajo është këngë e bukur dhe e tillë do mbetet për mua, se është pjesë e repertorit tim. Por, është një këngë që nuk më jepte mua mundësinë të tregoja vokalin tim, të nxirrja potencialin që unë kisha”.
“Kujtimet e hidhura janë këto, që në momentin më të bukur që unë do të përfaqësoja një shtet, që është një nga ëndrrat më të bukura të çdo artisti pjesëmarrja në Eurovision, realisht një promovim shumë i mirë, unë u ndjeva vetëm dhe e braktisur.
“Nga shteti po e po njëherë, qoftë shpirtërore, qoftë njerëzore, financiare s’bëhej fjalë, me një fjalë deri te veshja. Në vend që shteti të më përkrahte, për shkak të sponsorëve dhe pakënaqësive, unë aty isha krejt e vetme”, ka deklaruar Ledina.
Sipas saj, e rëndësishme është që kënga dhe paraqitja ishin mirë. Megjithatë, uroi që një gjë e tillë mos t’u ndodhë kurrë këngëtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, pasi sipas saj, mbështetja është shumë e rëndësishme.
Në rrëfimin e saj ndër të tjera ajo ka treguar këngën me të cilën, nëse do ti jepej sërish mundësia, do të donte të ishte përfaqësuar në Eurovision, “Të dua se je ti”.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...