Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth përfshirjes së një veture nga zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë sonte në orët e vona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për arbresh.info se përfshirja e veturës nga zjarri ka ardhur si pasoj e një defekti teknik.
“Pas arritjes së ekspertit të zjarrit në vendin e ngjarjes dhe vlerësimeve fillestare sipas tij, zjarri që ka përfshirë veturën në Bregun e Diellit në Prishtine nuk ka qenë i qëllimshëm, por dyshohet se mund të ketë ardh si pasoje e ndonjë defekti teknik. Pas konfirmimeve përfundimtare mund të njoftoheni me informacione shtesë nga kompetentet”, ka thënë Hoxha për arbresh.info.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...