17 të arrestuar është bilanci i 3 muajve hetime nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.
Mësohet se operacioni është zhvilluar mbrëmjen e së të enjtes me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Durrës dhe Shijak.
Burime nga policia e shtetit thanë se janë vënë në pranga 11 efektivë policie, 2 inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe 4 zyrtarë të tjerë, pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtimet pa leje. Mbi të arrestuarit rëndojnë dy akuza “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.
2 zyrtarë të tjerë janë shpallur në kërkim. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) ka qenë prezent në Durrës dhe në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur një hetim për 19 persona, për të cilët janë lëshuar fletë-arrestet. Ende nuk dihen emrat e personave të arrestuar.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...