Atletico e ka eliminuar Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, për t’u kualifikuar në finale. Atletico, Superkupën do ta diskutojë me Real Madridin e Zinedine Zidanit.
Atletico Madridi është finalisti i radhës në Superkupën e Spanjës.
Skuadra e Diego Simeones e ka mposhtur 3-2 Barcelonën në finale, në ndeshjen që u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite në King Abdullah Sports City.
Gola, kartonë, ndërhyrje e shpeshtë e VAR, polemika – kishte pothuajse gjithçka sonte.
Madje, VAR-i ia anuloi dy gola Barçës, një të shënuar nga Lionel Messi për prekje me dorë dhe një tjetër të shënuar nga Gerrard Pique për pozitë shumë të dyshimtë jashtë loje, për të cilën do të diskutohet gjatë.
Pas ndeshjes, Valverde tha se mënyra se si i pranuan golat në fund, nuk është aspak normale.
“E dominuam ndeshjen, kur u duk se gjithçka kishim në do të, u kthye Atletico”, tha Valverde.
“VAR? Nuk dukej që Vidal nuk është, por na thanë se është me milimetra”. “Ka qenë befasuese mënyra e golave të pranuar. Dukje sikur e kishim ndeshjen nën kontroll”. /Gazeta Express/
Impakti global i zgjedhjeve në SHBA
Mbijetuesja e Masakrës së Tulsas, voton për Kamala Harris
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...