Veljanoski: Aktakuzë politike për qëllime politike

22:00 | 9 Janar 2020
A. B.

“Aktakuzë politike për qëllime politike”, kështu e komenton Vlejanoski vendimin e Gjykatës që të pranojë aktakuzën në të cilën bashkërisht me Janakieski, Ristovskin dhe Atanasovin janë të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit.

Pas pranimit të aktakuzës nga Gjyakata Penale, Veljanoski bashkërisht me ish-funksionarë tjerë do të ulet në bankën e të akuzuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dyshuar si organizatorë në hyrjen e dhunshme në Kuvend ishin edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski Nikolla Boshkovski, por për shkak se ata ndodhen në arrati, prokuroria vendosi që të gjykohen në mungesë dhe nuk u përfshiu në aktakuzë.

Për 27 prillin, të dënuar janë 17 persona me 200 vite burg ndërsa 15 persona janë amnistuar.

Të ngjashme