Një video e re shfaq momentin e aeroplanit të Ukrainës, të përfshirë nga zjarri që shpërthen dhe përplaset në tokë duke u bërë copa.
Në anën tjetër sipas zyrtarëve iranianë, piloti kishte tentuar ta rikthej në aeroport aeroplanin pasi kishte vërejtur se ka defekte teknike, por autoritetet ukrainase nuk po e besojnë një version të tillë dhe për këtë kanë dërguar ekspertë për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.
Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur aeroplani përfshihet nga zjarri në një rrugë të errët dhe pak pa u përplasur shpërthen duke u shndërruar një top i zjarrtë. Shpërthimi i fuqishëm bëri që copat e aeroplanit Boeing 737 të fluturojnë në të gjitha anët dhe të humbin jetën 176 persona, transmeton Telegrafi.
Televizioni iranian ka transmetuar sot një video e marrë brenda një veture, duke pretenduar se aeroplani kishte marrë flakë ende sa ishte në ajër. Sipas tyre aeroplani kishte pasur defekt teknik, duke shkaktuar zjarr dhe të tentojnë të rikthehen në aeroport, por pa ndonjë sukses.
Fillimisht autoritetet iraniane e kishte përshkruar rrëzimin e aeroplanit si “aksident”, edhe pse kutitë e zeza ishin shkatërruar dhe kishin humbur pjesërisht pjesët e memories që ruajnë të dhënat. Në anën tjetër, Ukraina vazhdon të pretendoj se bëhet fjalë për rrëzim të qëllimshëm me raketë dhe për këtë ka dërguar një ekip të specializuar për të kryer hetimet, që do të determinonin nëse raketa e prodhimit rus kishte rrëzuar aeroplanin.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar sot se do të gjej “të vërtetën” pasi e shpalli ditën e sotme ditë zie në Ukrainë. Ndërkaq kujtojmë se 167 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Iran.
Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën, e rrit presionin për poz...
Aksident në Durrës, vdes një 22-vjeçar
Tërmeti i fortë godet Greqinë
Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të...
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...