Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se LVV nuk insiston në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm, e që kjo sipas tij është dëshmuar me emrat e ministrave të ardhshëm të kabinetit Kurti.
Murati ka thënë se synimi i tyre është të krijojnë një qeveri e cila është funksionale dhe e nxjerr vendin nga humnera.
“Ne nuk insistojmë në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm.Por për shkak të funksionit që ato poste bartin, e që janë kruciale drejt përmbushjes së obligimeve që kemi marrë karshi votuesve. Se nuk e kemi për poste e pushtet, besoj u vërtetua me emrat e kabinetit Kurti. Synimi ynë është që të krijojmë një qeveri e cila është funksionale dhe nxjerr vendin nga humnera”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Tutje ai ka thënë se çdo ngutje dhe lëshim pe në këtë aspekt, e zhbën edhe vetë qëllimin e fitores së 6 tetorit.
“E kuptoj se shumë prej jush e prisni me padurim krijimin e qeverisë së re. Të gjithë po e presim. Por nuk duhet që dëshira e sinqertë për formim sa më të shpejtë të qeverisë të na nxitojë drejt një marrëveshjeje të keqe”, vijon shkrimi i tij.
Ndërkohë, në ambientet e Kuvendit të Kosovës është duke u zhvilluar një takim mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. Dy liderët kanë pohuar se ka lëvizje pozitive drejt arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje./arbresh.info
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë