Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava janë renditur në mesin e 500 personaliteteve më me ndikim në botën islame nga Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani.
Në edicionin e vitit 2020, Myftiu Tërnava radhitet në listën e liderëve me ndikimin administrativ më të madh, derisa Jahjaga në mesin e personaliteteve më me ndikim nga fusha e politikës.
“Jahjaga ishte presidentja e parë dhe më e re e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016. Pasi diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2000, ajo vazhdoi studimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A. Ajo më pas shërbeu në poste të ndryshme qeveritare duke përfshirë gradën e Gjenerale Majore për Policinë e Kosovës”, shkruhet për Jahjagën.
Ndërkohë, Myftiu Tërnava përmendet lidhur me përmendet si figura kryesore në përpjekjet e popullatës muslimane të Kosovës për të kapërcyer tmerret e luftës.
“Naim Tërnava është Kryeimami i Kosovës. Ai është figura kryesore fetare në Kosovë, i cili u shfaq pas një lufte etno-fetare që rezultoi në humbje të madhe të jetëve dhe shkatërrimit. Ternava është një figurë kryesore në përpjekjet e popullatës muslimane të vendit për të kapërcyer tmerret e luftës. Ai pati rol të rëndësishëm në krijimin e Organizatës së Këshillit Ndërfetar për Marrëdhëniet Ndërfetare”, përshkruhet Tërnava nga kjo gjendje.
Në Bashkësinë Islame të Kosovës kanë deklaruar se përzgjedhja e Tërnavës në këtë listë, dëshmon ngazhimin e tij institucional për të çuar përpara institucionet fetare islame në vend dhe për të krijuar raporte me institucionet tjera fetare e shtetërore në Republikën e Kosovës.
“Kjo përzgjedhje është një motiv shtesë, jo vetëm për Myftiun Tërnava, personalisht, por për të gjithë vartësit dhe nëpunësit e BIRK-ut për të vazhduar me kontribut për të mirën e shoqërisë, sikur që është një dëshmi shtesë para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për punën që bën Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e BIK’ut./Express
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’