Google ADS

Thomas Lemar përfundon në radarin e Chelseas

15:55 | 9 Janar 2020
Arbresh Info

Chelsea i është ofruar shansi për të transferuar sulmuesin Thomas Lemar nga Atletico Madrid.

Trajneri Frank Lampard, ka të gatshëm 150 milionë euro në afatin e janarit pasi iu heq dënimi nga FIFA, transmeton portali arbresh.info.

“Blutë” kanë interesim të madh për sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha, mirëpo për këtë të fundit klubi anglez kërkon 85 milionë euro.

Kjo vlerë është shumë e madhe, andaj Atletico i ka ofruar Lemar, i cili nuk ka vend në formacionin e parë.

Sipas The Evening Standard, edhe francezi dëshiron të transferohet në “Stamford Bridge” në afatin e janarit me shpresën për të shpëtuar karrierën.

Klauzola e tij prek shifrën prej 50 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme