Kryesia qendrore e Lëvizjes BESA ka vendosur të pranojë ofertën e Aleancës për shqiptarët që të garojnë së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kështu deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
“Aleanca për Shqiptarët doli me një propozim konkret dhe u përpoq të përfshijë në këtë bllok opozitar edhe një parti tjetër që aktualisht është pjesë e koalicionit qeveritar. Kjo këmbëngulje, ishte një pengesë për ne që të vendosnim të kalonim më parë në atë format të bashkëpunimit dhe koalicionit parazgjedhor, shkruan Express.
Por, duke marrë parasysh situatën dhe insistimin, e cila në momente mund të jetë pengesë për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet opozitës shqiptare, ne vendosëm në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore që megjithëse, përfshirja e një partie nga koalicioni qeveritar mund të dëmtoj një opsion të pastër opozitar që do të ishte shumë më e pranuar te votuesi shqiptar dhe për të mos qenë pengesë për unifikimin e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ne e pranuam koalicionin trepalësh”, theksoi Kasami.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...