Bien eksportet gjermane në fundvit

12:34 | 9 Janar 2020
Arbresh Info

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, eksportet gjermane ranë me 2.9 për qind në muajin nëntor 2019 në krahasim me vitin e kaluar,

Kjo vjen pasi ekonomia më e madhe evropiane ka filluar të ndiejë tensionet e tregtisë botërore.

“Kompanitë gjermane eksportuan mallra me vlerë 112.9 miliardë euro”, deklaroi Zyra Federale e Statistikave.

Importet ranë me 1.6 për qind në 94.6 miliardë euro. Në krahasim me një muaj më parë, eksportet u ulën me 2.3 për qind dhe importet me 0.5 për qind.

Në 11-muajt e parë të vitit 2019, Gjermania regjistroi një rritje të vogël vjetore të eksporteve duke shënuar një rritje shumë më të dobët se vendi në vitet e fundit.

Lufta tregtare midis Kinës dhe SHBA ishte një nga arsyet kryesore të krizës. Ndikimi është ndjerë globalisht, duke krijuar probleme për ekonominë gjermane të orientuar nga eksporti. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme