Eksperti gjerman shpjegon pse Bayern Munich nuk e bleu Ronaldon

12:00 | 9 Janar 2020
Arbresh Info

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ishte i lidhur me transferimin te gjiganti gjerman, Bayern Munich në vitin 2019, mirëpo kjo gjë dështoi.

Ka pasur raportime nga Don Balon, se portugezi dëshiron të luajë për Bayern Munich, vetëm 18 muaj pasi iu bashkua Juventusit, transmeton portali arbresh.info.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka qenë yll në Angli, Spanjë dhe Itali në klubet Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Mirëpo, ky i fundit nuk do të luajë për kampionin e Gjermanisë, Bayern Munich.

Këtë gjë e ka dëshmuar eksperti gjerman Christian Falk, i cili ka thënë se transferimi i portugezit do të kushtonte 100 milionë euro.

“Është 33 vjeçar dhe do na kushtonte 100 milionë euro. Do ta transferonim nëse do të ishte 24 vjeçar”

Ronaldo e ka filluar mirë vitin që hymë pasi ka shënuar hat-trick në ndeshjen e parë kundër Cagliarit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme