Muhammed Hallaj, drejtor i Grupit të Koordinimit dhe Reagimit në Siri, tha se numri i civilëve të shpërngulur pranë kufirit Siri-Turqi që nga fillimi i nëntorit ka arritur në 379.523
Numri i civilëve që kanë migruar pranë kufirit turk nga rajoni sirian i Idlibit që nga fillimi i nëntorit ka kaluar në mbi 379 mijë si pasojë e sulmeve të regjimit të Bashar al-Assadit, Rusisë dhe grupeve të mbështetura nga Irani, pasi së fundmi edhe 20 mijë civilë janë zhvendosur në këtë zonë në dy ditët e fundit si pasojë e agresionit.
Popullata në rrethet Maaratunuman dhe Serakib dhe fshatrat përreth në provincën e Idlibit po zhvendoset drejt linjës kufitare me Turqinë pasi regjimi sirian dhe mbështetësit e tij i intensifikuan sulmet në nëntor.
Muhammed Hallaj, drejtor i Grupit të Koordinimit dhe Reagimit në Siri i cili merret me shpërnguljet e civilëve, tha për AA se 20 mijë civilë janë zhvendosur në dy ditët e fundit, duke shtuar se numri i civilëve të shpërngulur pranë kufirit Siri-Turqi që nga fillimi i nëntorit ka arritur në 379.523.
Teksa pjesa më e madhe është strehuar në zonat afër linjës kufitare me Turqinë, një pjesë tjetër është duke shkuar drejt rajonave në të cilat Turqia kishte zhvilluar operacionit “Dega e Ullirit” dhe “Mburoja e Eufratit”.
Ai më herët ka thënë se në rast të riintensifikimit të sulmeve, një valë e re e migrantëve mund të fillojë nga rajoni Jabal al-Zawiya, me çka 250 mijë civilë mund të shpërngulen nga vendbanimet e tyre.
Mijëra civilë kanë vështirësi në gjetjen e strehimoreve për shkak të mbushjes së tendave në Idlib dhe vendeve të përshtatshme për vendosjen e tendave të reja.
Ndryshe, gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.
Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.
Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve./AA
FDH:Vetëm 74 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë l...
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...