Eurokomesari i ri për zgjerim, Oliver Varheli më 15 dhe 16 janar do të vijë për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Kjo do të jetë vizita e parë e tij pas marrjes së detyrës së euro-komesarit.
Pritet që Varheli zhvillojë takime me përfaqësues qeveritar në të cilët do të flitet për metodologjinë e re të propozuar nga Franca dhe progresin e reformave në vend, veçanëisht sjelljen e ligjit për Prokurori publike.
Komisioni Evropian në shkurt do të publikojë një mini-raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa metodologjia e re, sipas paralajmërimeve, pritet të miratohet në mars, njofton MIA.
Muajin e kaluar euro-komesari Varheli tha se negociatat qasëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë në pranverë. Ai atëherë tha se BE-ja duhet ta përmirësojë gabimin e dhjetorit. Vendet anëtare të BE-së nuk u pajtuan për fillimin e negociatave me të dyja vendet për shkak të kundërshtimit nga Franca e cila sërish kushtëzoi hapjen e negociatave me metodologjinë e re të bisedimeve. Komisioni Evropian duhet të dalë me propozim për metodologjinë e re deri në fund të janarit.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...