Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti pritet të largohet në afatin e janarit, pasi nuk është i kënaqur me rolin në skuadër.
Umtiti këtë sezon ka qenë titullar vetëm në pesë ndeshje, ngase në formacionin e parë qëndrojnë Lenglet dhe Pique, transmeton portali arbresh.info.
Kjo gjë ka bërë që të shkaktojë pakënaqësi dhe sipas El Desmarque do largohet në afatin dimëror nga “Camp Nou”.
Kampioni i Spanjës dëshiron të transferojë mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano sepse e shohin si zëvendësimi adekuat i francezit.
Vlera e Upamecano prek shifrën prej 60 milionë euro.
Sot (e enjte) Barcelona do përballet me Atletico Madrid në kuadër të gjysmëfinales në Superkupën e Spanjës./arbresh.info.
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat