Përdhunoi 190 meshkuj, dënohet me burgim të përjetshëm

08:51 | 9 Janar 2020
Arbresh.info

Përdhunuesi më i keq ndonjëherë në Britani, ka kaluar më shumë se një dekadë duke droguar meshkuj e sulmuar seksualisht ata.

Ai tani është shpallur fajtor në katër gjykime të ndryshme, ku është dënuar me burgim të përjetshëm, transmeton portali arbresh.info.

Reynhard Sinaga është gjetur fajtor për 159 raste të krimeve seksuale kundër 48 meshkujve dhe duhet të shërbejë 30 vjet para se të konsiderohet lirimi me kusht.

Policia tha se numri i vërtetë i viktimave të tij ka gjasa të jetë më i madh, pasi që janë gjetur dëshmi për sulme ndaj rreth 190 personave.

Detajet e fushatës së tij të sulmit nuk u bënë të ditura ndërsa gjyqet ishin në vazhdim, por tani mund të publikohen.

Një foto e banesës së Sinagës ku ai dhunoi dhjetëra burra, të publikuar nga Greater Manchester Police.

Sinaga, 36-vjeç iu afrohej burrave në orët e para të mëngjesit jashtë klubeve të natës në Manchester, duke nisur një bisedë dhe duke u ofruar atyre vend për të fjetur apo më shumë alkool.

Posa i çonte në banesën e tij ai u hidhte drogë në pije, me shumë gjasa GHB, thotë policia, më pas e filmonte veten duke i përdhunuar sa ata ishin në gjumë. Viktimat e tij në gjendje komatoze nuk ishin të vetëdijshëm se janë sulmuar.

Sulmet e Sinagës dolën në dritë vetëm në vitin 2017, pasi një viktimë 18-vjeçare u zgjua në orën 6 të mëngjesit ndërsa u sulmua. Viktima arriti ta luftojë atë, dhe në mënyrë thelbësore ishte në gjendje të rrëmbejë iPhone të bardhë të Sinagës përpara se të dilte nga banesa.

Telefonat e viktimave të mbledhura si “trofe” nga Sinaga.

Ai shkoi në polici, i cili zbuloi 3.29 terabajtë materiale grafike në telefonin e Sinagës – ekuivalent me 250 DVD. Në disa raste sulmet zgjatën me orë të tëra, me një sulm të veçantë që zhvillohej për tetë orë.

Viktimat e Sinagës, të cilët ishin zakonisht heteroseksualë dhe shpesh ishin studentë, u panë duke gërhitur dhe në disa raste duke vjellë ndërsa Sinaga i dhunonte ata, tha Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës në Britani.

Policia beson se ai filloi sulmet në 2005 dhe vazhdoi deri në qershor 2017./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme