Elbasan, digjet automjeti i punonjësit të policisë

08:46 | 9 Janar 2020
Arbresh.info

Në Elbasan është djegur mjeti i një punonjësi policie.

Mjeti tip Volkswagen ishte i parkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan dhe është në pronësi të shtetasit Edin Gjyli.

Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes. Edvin Gjyli është një nga dy efektivët e policisë me detyrë përkatësisht inspektor i Krimeve të Rënda i pezulluar nga detyra, për shkak se nxorën sekretin hetimor të zbulimit të arsenalit të armëve që u gjend në Papër të Elbasanit.

Ja njoftimi i policisë:

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit E.Gj., ( punonjës i Policisë në Komisariatin Elbasan), i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme