Barcelona e gatshme ta shesë Umtitin, tre gjigantët anglez vazhdojnë garë

08:43 | 9 Janar 2020
Arbresh Info

Barcelona është gati për të shitur qendërmbrojtësin Samuel Umtiti gjatë afatit veror me Manchester United, Arsenal dhe Tottenham të interesuar.

26-vjeçari këtë sezon nuk ka luajtur shumë në fanellën e klubit katalunas duke qenë titullar vetëm katër ndeshje për shkak të lëndimit.

Sipas El Desmarque, Barcelona dëshirojnë ta shesin sa më shpejtë që është e mundur, transmeton portali arbresh.info.

Tri klubet angleze dëshirojnë ta transferojnë francezin, pasi kanë nevojë për përforcime në mbrojtje.

Kontrata e fituesit të Kupës së Botës skadon në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në merkato është 20 milionë euro./arbresh.info.

Të ngjashme