Google ADS

Jozefina Topalli rrëfen historinë e pazakontë: Humbi personin e dashur kur solli në jetë vajzën e saj

01:43 | 9 Janar 2020
Trina Galanxhi

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”, ku ka folur gjerë e gjatë për jetën e saj.

Ajo përmendi ndjesinë e bukur të të bërit gjyshe për herë të parë, pasi e bija ka sjellë në jetë një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Nikolas. Ish-kryetarja është fotografuar shpesh me nipin, të cilin duket se e ka pikë të dobët.

Ndër të tjera, Topalli rrëfeu në studio edhe një histori të pazakontë gjatë lindjes së vajzës së saj, Megit. Ajo tregoi se ditën që ka sjellë në jetë të bijën, i ka vdekur i ati.

“Ardhja e Megit në jetë ka ardhur në një mënyrë të pazakontë. Unë e kam lindur ditën e varrimit të babit tim. Lindja e saj ndodhi pak orë pasi ai vdiq, domethënë u përshpejtua nga kjo që ndodhi. E mbaj mend atë ditë me shumë emocion. Mbaj mend që arkivoli i babit tim kaloi përballë martenitetit. Janë këto ngjarje që të bëjnë të shikosh ndryshe jetën, për më shumë mirëkuptim në familje dhe harmoni”-ka rrëfyer Topalli sipas “Xing.al”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme