Google ADS

Foshnja 10 muajshe dëgjon për herë të parë zërin e nënës

23:20 | 8 Janar 2020
A. B.

Një foshnje 10 muajshe e ka dëgjuar për herë të parë zërin e nënës së tij, pasi që doktorët i vendosën një aparat dëgjimi.

Arlo Clark, një djalë 10 muajsh, i cili është pjesërisht i shurdhër në të dy veshët, buzëqeshë lehtësisht derisa dëgjon një “përshëndetje” nga nëna e tij, Sara.

Nga ana tjetër, e ëma e Arlo është emocionuar tej mase derisa sytë e saj u mbushen me lot gëzimi.

Çifti pranoi se ka qenë e vështirë, duke pasur parasysh se kanë luftuar të ndajnë momentet speciale ’me djalin e tyre, siç është këndimi i tij.

Por tani, mjekët në Spitalin Royal Ëorcestershire e kanë pajisur Arlo me një aparat dëgjimi në veshin e tij të majtë. Ai së shpejti do të marrë edhe një për veshin e tij të djathtë.

Prindërit e tij vunë re se diçka nuk ishte në rregull me dëgjimin e tij kur ishte i porsalindur sepse nuk u përgjigjej tingujve.

Arlo tashmë ka mësuar disa gjuhë shenjash për të përballuar shurdhësinë e tij. Ai ishte pajisur me aparatin e dëgjimit në 10 dhjetor.

Zonja Clark filmoi momentin kur ajo i foli fillimisht, sepse babai i Arlo nuk ishte në gjendje të merrte kohën e lirë nga puna e tij si inspektor i biletave të trenit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme